Sot në orën 18:00 do nisë aventurën në Conference League Partizani, që luan në Gjeorgji kundër Saburtalos. Trajneri Mehmeti në disa raste ka deklaruar se disa lojtarë nuk janë formë, por Partizani gjithsesi ka bindur në teste miqësore të zhvilluara në Slloveni.
“Është një ndeshje që fillimisht do jetë shumë taktike, por do ia lëmë fushës se si do ta interpretojmë ne ndeshjen, duke patur parasysh pikat e forta dhe të dobta të kundërshtarit,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
Edhe Laçi për turin e parë kualifikues të Conference League pret sot në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’ Iskrën e Malit të Zi.