Partizani nuk ka arritur të përfitojë plotësisht nga humbja e Vllazninë, pasi të kuqtë janë ndalur në një barazim 1-1 me Laçin për llogari të javës së 21 të Superligës. Në Elbasan Arena të besuarit e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Erald Çinarin, ndërsa Harmon barazoi për miqtë.
Me këtë rezultat diferenca me Vllazninë kryesuese është ngushtuar në 3 pikë, pasi kryesuesit humbën sot 1-2 në derbin e Shqipërisë kundër Tiranës.
Komento