Partizani poker Tërbunit në "Qemal
Stafa", fiton edhe Skënderbeu

Partizani poker Tërbunit në "Qemal<br />Stafa", fiton edhe Skënderbeu
Partizani fitoi mbrëmjen e sotme ndaj Tërbunit duke mos iu ndarë Skënderbeut në luftën për titullin. Të kuqtë triumfuan në “Qemal Stafa” me rezultatin 4-0.
 
Tri pikët e marra në takimin e luajtur për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore, duket se janë mjaft të vlefshme për ecurinë e kampionatit, pasi edhe Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0.
 
Djemtë e Agostinelit e patën të lehtë këtë takim duke dominuar lojën jo vetëm me golat e shënuar, por edhe me qarkullimin e topit. Me këtë rezultat Partizani shkon në kuotën e 70 pikëve, 2 pikë pas Skënderbeut.
 
Javën e ardhshme, Partizani do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.
 
Nga ana tjetër, kryesuesit e Skënderbeut kanë bërë detyrën në shtëpinë e tyre ndaj Bylisit. Të besuarit e Mirel Josës kanë fituar bindshëm 3:0 ndaj Bylisit, duke ruajtur distancën me dy pikë para.   
 
Korçarët filluan që në minutat e para të tregohen agresivë dhe të sulmojnë. Goli i avantazhit vonon pak dhe vjen në minutën e 28-të.
 
Kristi Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për Skënderbeun. Goditjen e merr përsipër i zakonshmi Hamdi Salihi i cili nuk gabon dhe shënon. 1-0 dhe Skënderbeu duket më i çliruar emocionalsiht.
 
Në minutën e 34-ët është sërish Salihi që driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn lehtësisht drejt rrjetës.
 
Edhe në fraksionin e dytë janë korçarët zotër të fushës. Salihi-Xhejms-Latifi janë rrezik konstant për mbrojtjen ballshiote sa herë kanë topin në zotërim. Në minutën e 73-të vjen edhe goli i nokautit.
 
Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0 dhe tashmë nuk ka më asnjë histori. Mbyllet gjithçka dhe Skënderbeu vazhdon të udhëheqë kampionatin me 72 pikë të ndjekur nga Partizani me 70.
 
Për tu njohur me fituesin e Super Ligës do të duhet të presim edhe 4-ër javë deri në përfundim të kampionatit shqiptar të futbollit.

renditja
 

Perfundon 4 me 0 Partizani - Terbuni. Live tifozet dalin nga stadiumi "Qemal Stafa"

Posted by on 2016-04-30

Përfundon Partizani - Tërbuni, tifozët dalin nga stadiumi


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit