Partizani pranohet në ECA, të kuqtë përkrah klubeve si Juventus dhe Barcelona

Partizani pranohet në ECA, të kuqtë përkrah klubeve si Juventus dhe Barcelona

Klubi i Partizanit është bërë pjesë e ECA-s, Shoqatës së Klubeve Europiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq që është pranuar gjatë ditës së sotme nga Asambleja e Përgjithshme e zhvilluar në Gjenevë.

Postimi i klubit të Partizanit:

"Klubi i Futbollit Partizani nga sot është anëtar në ECA (Shoqata e Klubeve Europiane). Konfirmimi i anëtarësimit ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, e cila zhvillohet në Gjenevë, Zvicër dhe ku bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilave gjigandët e Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus dhe shumë klube të rëndësishme të kontinentit të vjetër . Kampionët e Shqipërisë tashmë janë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, e cila përfaqëson drejtpërsëdrejti klubet e futbollit në nivelin Europian."

ECA është një organizatë e antarsuar në UEFA e cila ka për qëllim ‘të krijojë një model të ri më demokratik të qeverisjes që pasqyron rolin kyç të klubeve’. Ajo është krijuar nga 2008 dhe drejtuesin më të lartë ka presidentin e Juventusit Andrea Agnelli.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane