Partizani prezanton Çanin
"Më bindi Moxhi, dua titullin"

Partizani prezanton Çanin<br />
Partizani ka prezantuar blerjen më të rëndësishme të këtij edicioni, Edgar Çanin. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme tek klubi i Partizanit, ndërsa ka deklaruar se ka ardhur për të fituar titullin kampion. “Moxhi ka ndikuar shumë në këtë transferim, kam folur edhe me Iulianon.
 
Nuk u mendova dy herë. U premtoj tifozëve trofeun dhe shumë gola. Klubi ka pretendime serioze, kërkon titullin pas shumë vjetësh dhe unë vendosa të vij për ta ndihmuar në këtë synim. Më ka pëlqyer projekti, që ma ka shpjeguar edhe Moxhi, me të cilin kam folur disa herë.
 
Kam luajtur gjithmonë në Itali, Poloni dhe Angli. Kam ardhur, sepse projekti i Partizanit është i madh. Dua që të shkojë gjithçka mirë” u shpreh Çani. Sulmuesi ka firmosur një kontratë për 2 vite me Partizanin, ndërsa pritet që të përfitojë 20 mijë euro në muaj.
 
Kombëtarja
Sulmuesi kuqezi gjithashtu ka folur edhe për kombëtaren dhe mundësinë e rikthimit në ekipin përfaqësues pas mungesës së gjatë për shkak të formës së dobët që ka kaluar.

“Nuk kam folur me Panuçin, por kam pasur marrëdhënie me kombëtaren. Kam menduar që, nëse jam në një skuadër që më vlerësojnë, do të eci përpara. Dhe kështu besoj se do të vijë ndonjë ftesë nga kombëtarja. Nëse vjen, e pres me kënaqësi” deklaroi ai. 


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...