Partizani prezanton Lerdën, trajneri: Objektivi është të paraqitemi denjësisht në Champions League, merkaton e bën Rama (VIDEO)

Në ambientet e klubit të Partizanit është prezantuar sot trajneri i ri Franko Lerda, i cili në konferncë për shtyp ka qenë i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama. Lerda, një trajner 51-vjeçar, i cili më parë ka drejtuar ekipi si Lecce, Torino e të tjetër, është shfaqur entuziazt për këtë aventurë, ndërsa ka ciësuar se fillimisht objektivi është që Partizani të bëjë mirë në Europë.

A kishe dëgjuar për Partizanin më parë?

Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi mund të them kam njohuri.

Cili është objektivi?

Objektivi ynë primar është të përgatitim ndeshjet e Champions, i pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjen. Duke folur me Olsin dhe presidentin, objektivi ynë është të krijojmë mentalitet stil e imazh për skuadrën. Nëpërmjet punës, idesë së futbollit për rritjen e tij.

Më bën të ndihem krenar që do drejtoj një skuadër kampione. Gjithsecili ka mënyrën e vetë të punës, shpresojmë që të jemi në të njëjta nivele sezonin e ardhshëm dhe të synojmë titullin. Dua të përgëzoj trajnerin e mëparshëm Gega.

Trajnerët italian te Partizani…

Do punojmë! Nuk mund të flas për problemet që kanë pasur bashkëkombësit e mi më përpara.  Secili ka stilin e tij të interpretimit të gjërave, gjithçka bëhet nëpërmjet punës. Nuk ka gjë të lehtë në jetë.  Projekti që më ofruan drejtuesit ishte shumë ambicioz. Unë jam një njeri ambicioz. Vij në një realitet të panjohur por ekzistojnë mundësitë për të eliminuar ato që cilësohen si pengesa.

Partizani maja e karrierës?

Kam trajnuar lojtarë shqiptarë edhe në Itali, si Memushaj dhe Çani, të cilin e bëra unë të debutonte. Tani kemi një avantazh. Por vetëm puna praktike në krahasim me klubet e tjera shqiptare do më japë përgjigje. Futbolli ne Shqipëri, Rusi, Kinë është në fushë, një raport klub shoqëri lojtarë. Gjithçka varet nga puna, fusha dhe strategjia që do të mundohemi të arrijmë.

Merkato…

Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama. E di që do vijnë lojtarë, me kalimin e kohës do jem këshilltar.

Frikën ua lë të tjerëve unë nuk kam frikë. Unë punoj, mendoj të punoj sa më mirë. Objektivi ynë i parë është që të luajmë ndeshjen e parë me një përgatitje teknike taktike fizike të një mënyrë të caktuar me ato qe janë mundësitë tona për momentin. Frika në këtë moment nuk e shoh, kam vetëm entuziazëm e besim për atë që mund të bëjmë.

Moduli…

Çdo gjë do ta bazojmë në bazë të lojtarëve që do të kemi në organikë. Nuk kam ndonjë kundërshtar të preferuar, të gjithë janë mjaft të vështirë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar