Partizani publikon foto, Aldo Teqja çohet nga shtrati

Partizani publikon foto, Aldo Teqja çohet nga shtrati

Gjendja shëndetsore e portierit të Partizanit Aldo Teqia është në përmirësim të plotë. Është vetë klubi i kuq që me anë të një fotoje në rrjetet sociale njofton se portieri 24-vjeçar ka bërë një përmirësim galopant që nga moment i aksidentit ditët e shtunë.

Në foto Aldo duket I ulur në një karrige ç’ka do të thotë se ai është në gjendje të lëvizë nga shtrati, ndërkohë që ende vijon të jetë në spitalin e traumës.  Aldo duket I rrethuar nga pjestarë të klubit të cilët janë drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri italian Franco Lerda.

Të shtunënë portieri 24-vjeçar ra nga kati i gjashtë I një pallati në Tiranë, duke tronditur opinionin futbollistik dhe jo vetëm. Sipas familjarëve arsyeja e rënies nga pallti të Aldos ishte një pakujdesi gjatë kohës që portiere po rregullonte diçka në banesën e tij.

Postimi i FK Partizanit

NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 10/10/2019 16:31

    E mos u hidh më ore budalla se zoti një her të ruan të dytën thot doje vet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin