TIRANË - Partizani nuk e ka mbyllur ende merkaton. Edhe pse bëri thuajse mjaft lëvizje cilësore, Partizani ende nuk ndihet i plotësuar duke vazhduar kërkimet për lojtarë të lirë pas mbylljes së merkatos. Kështu sipas medieve italiane Partizani është në kërkim të dy mesfushorëve dhe në radarin e të kuqve janë Gaby Mudingayi dhe Pasquale Foggia. Gaby Mudingayi është 34 vjeç dhe prej verës është i lirë, ndërsa ka luajtur me ekipet e Interit, Bolonjës dhe Lacios në Serie A. Ndërsa Pasquale Foggia 31 vjeç ka qenë pjesë e Lacios, Milanit për pak kohë, por që nuk ka luajtur dhe shumë ekipeve të tjera në Serie A dhe B, por nga 2014 nuk luan dhe problem është forma fizike.
Partizani-Flamurtari
Sfida do të luhet sot nën dritat e prozhektorëve në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ në orën 17:00. Përplasja është testi i parë i vështirë për të dy ekipet në fazën e dytë pas afrimeve dhe largimeve që realizuan në merkaton e dimrit, e cila pavarësisht se cilësohet si plotësuese, ribëri thuajse të gjithë ekipet. Trajneri i Partizanit, Agostineli ka mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj kuqezinjve. Kapiteni Hoxha, mesfushori Trashi dhe sulmuesi Sukaj rezultojnë edhe mungesat e të kuqve për përballjen e së shtunës. Me skuadrën dje është bashkuar edhe sulmuesi Haberkorn. Ndërsa te Flamurtari ekipi ndodhet në gjendje optimale, por problemi i vetëm është përplasja mes klubit dhe bashkisë, pasi akordoi vetëm 3.8 mln lekë vetëm për shpenzimet dhe asgjë për investimin në klub dhe objektivat.
Ndërsa për Orikumin më shumë, 8 mln lekë. Pikëpyetja që lind është e madhe, përse një klub që luan në elitë përfiton sa gjysma e një skuadre e dy kategorive më poshtë? Aktualisht Flamurtari ndodhet në një moment kritik pas gjyqeve që kanë hapur ish-lojtarët dhe shumat marramendëse që duhen paguar përveç mbajtje së grupit aktual dhe objektivave.
Skënderbeu-Kukësi
Rivalitetet i ashpër në një fushë me dëborë dhe pa tifozë. Kjo është kryefjala e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi që do të zhvillohet nesër në qytetin juglindor në orën 14:00. Për shkak se ndeshja do të zhvillohet pa tifozë pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, drejtuesit e klubit kampion kanë vendosur që të mos zhvillohet në mbrëmje duke e afruar në mesditë.
Mesfushorët
Partizani është në kërkim të dy mesfushorëve dhe në radarin e të kuqve janë Gaby Mudingayi dhe Pasquale Foggia. Gaby Mudingayi ka luajtur me ekipet e Interit, Bolonjës dhe Lacios në Serie A.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com