Partizani njofton se sot është arritur marrëveshja paraprake me Sotiq Atandën.

Mbrojtësi 22 vjeçar nga Nigeria ka gjetur akordin me 15-të herë kampionët e vendit duke rezultuar kështu edhe afrimi i parë i të kuqve përgjatë merkatos dimërore.

Mbrojtësi i cili është pjesë edhe e përfaqësues Olimpike të Nigerisë është prezantuar pasditen e sotme nga drejtori i Përgjithshëm Dervishi.

Pas aventurës 3 vjeçare në radhët e skuadrës së Apolonisë, Atanda tashmë do të provojë një tjetër aventurë në kampionatin shqiptar, atë me fanellën e kuqe.


d.b/shqiptarja.com