Partizani vijon të mos e njohë shijen e fitores këtë sezon në Superligë, pasi për javën e 7 ka barazuar 1-1 në Air Albania kundër Egnatias. Të parët kaluan në avantazh rrogozhinasit, ndërsa kryeqytetasit rikthyen baraspeshën me Tedi Carën në fundin e pjeëës së parë.

Me këtë barazim Partizani shkon në kuotën e 5 pikëve pas 7 ndeshjesh, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Kastriotit është mbyllur po me shifrat 1-1.