'Partizani s'e meriton këtë pozicion', mbrojtësi Hadroi: Që me Teutën do bëjmë më shumë se maksimumin

Në momentin që pritej kthesa Partizani mori një goditje këtë javë duke u mposhtur 1-0 nga Laçi. Një humbje që e largon 18 pikë nga kreu dhe që i vendos në pikëpyetje edhe vendin e pestë.

“Poziciononi ku jemi tani nuk i takon Partizanit. Kemi dhënë maksimumin edhe këto ndeshje, por ndoshta nuk ka mjaftuar për të marrë pikët maksimale. Gjithsesi në vazhdim, duke nisur nga Teuta që këtë herë do shpresojmë të marrim 3 pikët dhe të kemi një ecuri pozitive,”-u shpreh 22-vjeçari.

Mbrojtësi Hadroi më herët ka luajtur te Laçi dhe së fundmi te Bylisi, ndërsa në janar është bashkuar me Partizanin.

“Të jesh te Partizani është një ndjesi shumë e veçantë. Është një nga klubet më të mëdha që ka Shqipëria, mos të them më i miri. Çunat dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Jam ndier si në shtëpi që ditën e parë të stërvitjes,”-deklaroi Hadroi.

Ndeshja e rradhës për Partizanin, që është e vlefshme për javën e 19 të Superligës është kundër kampionëve në fuqi të Teutës të shtunën në orën 16:45.

Ne.k./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë