Nesër Partizani do të jetë në një provë shumë të vështirë në Shkodër përballë Vllaznisë, teksa përpos faktit që do të luhet në një fushë të rënduar nga kushtet e këqija atmosferike të ditëve të fundit do të ketë një rival që të lehtë për të mposhtur, pasi në vitet e fundit i ka hapur gjithmonë punë, madje edhe në shtëpi.

Vllaznia në drejtimin e Cungut duket se ka nisur një erë tjetër, pasi mundi Skënderbeun në Shkodër. Pavarësisht humbjes në Durrës, kuqeblutë janë një ‘kockë’ e fortë për t’u mundur. Një gjë të tillë e di mjaft mirë edhe drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Dritan Dervishi, që e vlerëson maksimalisht sfidën e nesërme, ku tre pikët janë ultimatum për Agostinellin.

“Vllaznia është një kundërshtar i vështirë dhe këtë gjë e tregoi duke mundur 1-0 Skënderbeun. Duhet të japim maksimumin për të fituar. Partizani dhe e ka për detyrë të shkojmë për fitore në çdo fushë, pavarësisht se në kampionat nuk ka skuadra të lehta. Partizani do luftojë deri në javën e fundit për të fituar titullin kampion dhe ne nuk dorëzohemi”.


d.b/shqiptarja.com