Foto gjatë ndeshjes
Tiranë, 8 Janar /ATSH/ - Ka përfunduar 10 me 0 miqësorja që Klubi i futbollit të Partizanit zhvilloi sot pasdite përballë ekipit të Partizani U 19 (Shpresave) drejtuar nga trajneri Genc Tomori në ambjentet e kompleksit sportiv "Tirana Internacional" në Pezë.
Nexhipi, Vila, Mazrekaj, J.Vatnikaj, G.Krasniqi, Shabani dhe Fazliu kanë qënë edhe autorët e plot 10 golave që "Të mëdhenjtë" u kanë kanë shënuar pa mëshirë "Të vegjëlve".
Trajneri Duro ka prezantuar në këtë miqësore si formacionin titullar lojtarët A.Hoxha, E.Vrapi, A.Rrahmani,
Trajneri Duro, stafi dhe lojatarët në pankinë
A.Fejzullahu, A.Cuculi, L.Trashi, I.Batha, M.Mazrekaj, N.Nexhipi, E.Vila,dhe L.Osmanaj, ndërsa gjatë pjesës së dytë ai aktivizoi edhe Xhikën, Ibrahimin, Krasniqin, Dajën, Muskaj, Bardhin, blerjen më të fundit Dorian Bylykbashin, Shabanin, Fazliun, dhe Vatnikaj.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 4 - 0 ku protagonistë me golat e shënuar gjatë kësaj pjese ishin Nexhipi , Mazrekaj dhe Vila me një dygolësh.
Ndërsa gjatë pjesës së dytë trainer Duro aktivizoj në fushën e gjelbërt të gjithë lojtarët që ai kishte në dispozicion, emra si Xhika, Ibrahimi, Krasniqi, Daja,
Foto e momenti të njërit prej golave gjatë ndeshjes
Muskaj, Bardhi, Bylykbashi, Shabani, Fazliu dhe Vatnikaj.
Dy përforcimet e fundit të klubit si Krasniqi dhe Bylykbashi demostruan një paraqitje positive, ku fantazisti elbasanas Bylykbashi edhe pse nuk arriti të shënonte në rrjetën e kundërshtarëve të vegjël, ishte protagonist në aksionet e shënimit të golave nga ana e Vatnikaj, Krasniqi, Shabani dhe Fazliu.
Në këtë ndeshje testuese, trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ka patur mundësi të vëzhgojë edhe gjendjen e lojtarëve në këtë periudhë përgatitore, ndërsa zyra për shtyp e ekipit njofton se skuadra do t'i rikthehet nesër përgatitjeve me dy seanca në ditë sipas programit të detajuar nga stafi teknik.
/k.m/ /a.g/












