Partizani 'shopping' në Dibër, pas Kekos të kuqtë janë pranë mesfushorit 20-vjeçar

Partizani 'shopping' në Dibër, pas Kekos të kuqtë janë pranë mesfushorit 20-vjeçar

Skuadra e Korabit

Partizani veshi këtë sezon petkun e kampionit, duke ngritur trofeun e Superligës. Tanimë të kuqtë do përfaqësojnë Shqipërinë në fazën kualifikuese në Champions League, me "Demat" që kanë nisur merkaton. Partizani ka bërë të vetin Albers Kekon, sulmuesin e Korabit.

Veç Kekos, të kuqtë janë në gjurmët edhe të Irgi Kasallës. 20-vjeçari nga Kruja prej një sezoni është pjesë e Korabit, teksa zhvilloi 23 paraqitje në Kategorinë e Parë. Djaloshi luan në mesin e fushës dhe shihet me besim nga drejtuesit në Dibër, teksa ka kontratë deri në 2025.

Përfaqësuesit e Korabit pranuan intersin e Partizanit për disa lojtarë të tyre, teksa pritet që palët të gjejnë akordin. Korabi është në garë për një vend në Superligë, teksa të diel në 17:00 në "Niko Dovana" luan finalen kundër Erzenit për një "biletë" që të dërgon në elitën e futbollit shqiptar.

Irgi Kasalla

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë