Partizani shpreson te përmbysja
Laçi beson te mrekullia, ikën Vila

Partizani shpreson te përmbysja<br />Laçi beson te mrekullia, ikën Vila
Provë finale për tre ekipet shqiptare në Europa League për të parë nëse do të kalojnë në turin e dytë, apo do të eliminohen. Pas ndeshjeve të para shanset më të mëdha për të kaluar më tej i ka vetëm Kukësi, pasi fitoi ndeshjen e parë, ndërsa Laçi dhe aq më tepër Partizani do ta kenë shumë të vështirë për t’u kualifikuar.

Inter Baku –Laçi
Në 18:00 në Baku të Azerbajxhanit, Inter Baku do të presë Laçin. Ndeshja e parë mes dy ekipeve në Laç përfundoi në barazim 1-1, rezultat që mund të cilësohet si humbje për bardhezinjtë e Armando Cungut, pasi e kishin ndeshjen nën kontroll dhe mund të kishin fituar, por nuk u treguan të saktë deri në fund duke pësuar dhe rrezikuar. Megjithatë, Laçi nuk është dorëzuar dhe portieri Vujadinovic për mediat azere deklaron se nuk kemi ardhur për turizëm.

“Ndaj Interit do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e respektojmë por në planet tona është synimi që të kualifikohemi. Duhet të kemi përqendrim të plotë në lojë për të arritur kualifikimin”deklaroi ai. Besimplotë për kualifikimin u shpreh edhe Armando Cungu, që do të hedhë në fushë një formacion mbrojtës për të shpresuar te kundërsulmet e shpejta. Laçi pritet që të luajë me Vujadinovic, Doku, Sheta, Cela, Sefgjini, Teqja, Veliaj, Nimani, Vucaj, Meto dhe James i vetëm në sulm.

Torpedo – Kukesi
Carioka dhe Pejic në ndeshjen e parë vulosën fitoren e Kukësit 2-0 në Tiranë, ndërsa sot në 18:00 zhvillojnë aktin e dytë në Bjellorusi. Kukësi është me një këmbë në turin tjetër, por Torpedo nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe do të kërkojë që të kualifikohet më tej, pasi do të luajë në shtëpi. Kukësi pritet që të zbresë në fushë me këtë formacion për sot: Stazhilla, Hallaci, Malota, Muca, Mici, Musolli, Shameti, Jean,Jeferson, Erick Flores dhe Pejic.

Partizani-Stroemsgodset
Ndeshja më e fortë sot zhvillohet në Tiranë, aty ku Partizani pret Stroemsgodset në 20:00 pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.  Rezultati duket i vështirë për t’u kthyer nga Partizani, por asgjë nuk është e pamundur në futboll. Pikërisht kjo ide dhe fakti që luajnë përballë tifozëve të tyre kanë frymëzuar të kuqtë për të shpresuar deri në fund për një përmbysje 2-0 që do t’i kalonte më tej. Starova pritet të zbresë në fushë një Partizan sulmues, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet te kualifikimi.

Fitorja e parë për Starovën duket se është rikuperimi i portierit Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të vendosen Vrapi, Bicaj, Fejzullahu, Kalari, në mesfushë Batha, Vila dhe Mazrekaj, ndërsa në sulm Plaku-Fazliu dhe Racic. Ndërsa përsëri në formacionin e parë nuk ka vend për Nexhipin.

Para ndeshjes Starova deklaroi se “Fati në takimin e parë nuk ishte me ne duke parë dhe vet lojën se si u organizua. Brenda grupit nuk ka probleme. Do japim maksimumin tonë duke dhënë shpirtin në fushën e lojës dhe me pak fat ja dalim të kualifikohemi. Shpresojë që klima, fusha me bar natyral apo tifozeria e cila jam i sigurt që do jetë plotë në shkallët e stadiumit do ndikojnë të ekipi kundërshtar”. Ndërkohë përmes një mesazhi video disa nga tifozët e kuq, si Erjon Braçe apo Koço Devole kanë motivuar ekipin për përmbysjen e madhe.

Vila braktis Partizanin, nesër
rikthehet në kampionatin grek
Emiljano Vila do të largohet nga Partizani pas ndeshjeve të Europës për të vazhduar karrierën sërish në Greqi, aty ku e la para  një viti pas largimit nga Janina për në Shqipëri te të kuqtë. Por, duke parë që aventura në Shqipëri nuk shkoi ashtu sikur pritej, pasi i zhgënjeu tifozët dhe drejtuesit për paraqitjen e dobët, lojtari sipas mediave greke ka vendosur që të rikthehet në kampionatin elitar grek te ekipi i Korfuzit, ose sikur njihet në kampionatin grek Kërkyra. “Të dy palët kanë rënë dakord verbalisht dhe nënshkrimi do të bbëhet ditën e premte kur lojtari 27 vjeçar do të shkojë në ishullin e Korfuzit”njofton media greke.
 



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte