Lojtarët gjatë stërvitjes
TIRANË, 24 Janar / ATSH - Të kuqtë mbyllën sot përgatitjet për përballjen e parë të vitit 2015, atë ndaj Laçit në program ditën e diel .
15 herë kampinët e Shqipërisë kanë zhvilluar sot edhe seancën e fundit dhe të vetme stërvitore në ambientet sportive në Shkollën e Bashkuar .
Mungesa e vetme për trainerin Duro është e mesfushorit Asion Daja, i cili është i pezulluar për shkak kartonash.
Gjendja fizike e lojtarëve është optimale.
Skuadra në përfundim të stërvitjes së sotme është drejtuar në rezidencën Hotel " Vila Park" ku do të vazhdojë të jetë e grumbulluar deri në momentin kur do t'i drejtohet qytetit të Laçit.
Ndeshja KF LAÇI - FK PARTIZANI e vlefshme për javën e 19-të luhet ditën e dielë ora 14:00 në stadiumin "K.F. LAÇI", në Laç.
Ndërkohë që Klubi saktëson se për ndeshjen Laçi - Partizani, tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion të gjithë tribunën e sektorit B1 që përkon mbrapa porte.
/k.m//m.m/







