VIDEO/ Partizani thyhet në Kazakistan, por kualifikimi vuloset në Elbasan! Astana-s i anulohen tre gola me VAR

Partizani është mposhtur minimalisht 1-0 në ndeshjen e parë të turit ‘play-off’ të Conference League kundër Astana-s.

Në Kazakistan kampionët e Shqipërisë e patën shumë të vështirë, ndërsa përpos të tjerave në minutën e 23 humbën edhe Eros Grezdën për shkak dëmtimi. Në vijim vendasit zhbllokuan rezultatin falë Loncar, i cili goditi nga jashtë zone për të mposhtur portierin Qirko.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë Astana do të dyfishonte, por goli u anulua me VAR. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, por goli i Tomasov në minutën e 68 u anulua sërish nga VAR për pozicion jashtë loje. Kazakët tentuan edhe njëherë për golin e dytë në minutën e 91, por edhe këtë herë supergoli i Tomasov u nis nga një pozocion jashtë loje. Për rrjedhojë 90 minutat e kohës së rregullt dhe 9 të tjerë shtesë u mbyllën me shifrat 1-0.

Në këtë përballje Partizani bëri shumë pak për të gjetur golin, ndoshta edhe nga fakti se udhëtimi drejt Kazakistanit ishte i lodhshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Humbi kundër Astana-s, trajneri i Partizanit Zekic: Falenderoj Zotin që ekziston VAR-i

Në përfundim të ndeshjes kundër Astana-s, e vlefshme për ‘play-off’ të Conference League dhe të humbur 1-0, trajneri i Partizanit Zoran Zekic e pranoi që rezultati është pozitiv në raport me rastet e krijuara dhe golat e anuluar të kazakëve.

A mund të thuhet, duke marrë parasysh numrin e shanseve të krijuara nga Astana dhe golat e anuluar, që jeni të kënaqur me rezultatin sot?

"Sot Astana na vuri nën shumë trysni, sulmoi në mënyrë të rrezikshme. Po, unë mund të them se sot ishte një rezultat i mirë për ne."

A i jeni mirënjohës përsonit që krijoi VAR-in sot?
"Faleminderit Zotit që ekziston VAR-i."

Cilat janë mendimet tuaja rreth ndeshjes?
"Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati do të jetë më i mirë në Tiranë."

Sa shanse ka Partizani për të kaluar në fazën në grupe?
"Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, ndaj nuk do t’u them për përqindjet apo shanset që kemi. Unë mund të them se Astana është kundërshtari më serioz ndaj të cilit kem luajtur në kompeticione europiane. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kem në dispozicion edhe ata lojtarë që janë të dëmtuar aktualisht."

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu