Partizani-Tirana, derbi i
kryeqytetit që s’duhet humbu

Partizani-Tirana, derbi i<br />kryeqytetit që s’duhet humbu
TIRANË - Nuk kishte ndodhur asnjëherë këtë sezon, por tashmë temperaturat janë rritur dhe për pasojë shumë ndeshje të Kategorisë Superiore po luhen në mbrëmje, natyrisht kur ka interes dhe rivalitet të madh.
 
Nuk mund të bënte përjashtim as derbi i fundjavës së ardhshme mes Partizanit e Tiranës, që është vendosur të luhet ditën e hënë, më datë 4 maj.
 
Në të shkuarën të luajturit të hënën ka shkaktuar edhe pakënaqësi, për shkak se shumë njerëz janë në punë, por këtë radhë zgjidhja është gjetur.
 
Të hënën do të luhet në një orar të ri: 20:45. Orari është ai i ndeshjeve të mëdha të Ligës së Kampioneve.
 
Ndeshja është e rëndësisë së veçantë, nuk ka shumë nevojë për komente.
 
Mbulimi mediatik do të jetë i jashtëzakonshëm dhe tifozët nuk kanë asnjë justifikim për të mos shkuar në këtë derbi, pasi edhe rivaliteti i së hënës në mbrëmje është i zbehtë: Hull-Arsenal, Cagliari-Parma e Almeria-Celta Vigo vështirë se mund të preferohen para një Partizani-Tirana, ku edhe thjesht koreografitë e tifozëve nuk duhen humbur./sport.al/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja