TIRANË- Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të dy nën hetim për aferën e e privatizimit të klubit Partizani, do të mbeten në arrest shtëpie. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish Kryeministrit për shuarjen e masave të marrë në fillim ndaj tij, ajo e “Detyrimit të paraqitjes” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Për Malltezin, përveçse i rrëzoi këtij të fundit kërkesën për shuarjen e ‘arrestit në shtëpi’, nuk pranoi edhe kërkesën paralele të Prokurorisë së Posaçme SPAK për rikthimin e tij në qeli. Ishte gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ajo e cila nxori nga qelia dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Olldashi, pas investigimit të bërë nga Report Tv u zbulua se kishte konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.
Paralelisht me procesin në Gjykatën e Lartë, Berisha dhe Malltezi vijojnë ankimet edhe në Gjykatën e Posaçme. Më 8 mars GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesat për revokimet e masave “arrest shtëpie” për të dy.
Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, masë që iu ashpërsua pasi ai refuzoi të zbatonte vendimin fillestar të GJKKO për detyrim paraqitjeje ndërsa dhëndri i tij Malltezi nga arresti në burg u la në ‘arrest shtëpie’ në nëntor të vitit të shkuar. Për këto masa, të dy, edhe Berisha, edhe dhëndri i tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila i shqyrton nesër kërkesat.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie, pas akuzave për korrupsion në dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Jamarbër Malltezi, akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Ndërsa Gjykata e Lartë do të vendosë sot nëse Jamarbër Malltezi do të kthehet në qeli, nga ana tjetër do të shqyrtohet edhe kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon shuarjen e masave fillestare “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gjykata e Posaçme një ditë më parë shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës arrest në shtëpi për Berishën dhe dhëndrin Malltezi.
O ju hongsha saktesine e definicionit te termave kaq te rendesishem per funksionimin e shtetit ligjor.
PërgjigjuPer nje person dhe shikoni se sa zgjat ky proces.Si do denohen maskarenjte e panumert te ketij vendi?kush i beson akoma perrallat e drejtesise se vendit te mashtruesve?
Përgjigju