Partizani-Udineze drejt binjakëzimit

Partizani-Udineze drejt binjakëzimit
Klubi Futbollit Partizani pranë binjakëzimit me Udinezen. Shoqëria e njohur sportive Italiane që militon me sukses në Serie A, ka shprehur gatishmërinë për të nisur një bashkëpunim të frytshëm me 15-të herë kampionët e vendit, një prej klubeve më të titulluar në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë presidenti i Klubit Gazment Demi ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit më të lartë të shoqërisë në Friuli.

Në vizitën 2 ditore të tij në vendin fqinj, Presidenti Demi është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Franco Collavino dhe drejtori sportiv Cristiano Giaretta. Në këtë takim mes palëve është arritur paraprakisht bashkëpunimi mes dy klubeve. Ky partneritet do të ketë për qëllim të mundësojë bashkëpunimin në të gjitha aspektet sportive ku përfshihen ekipet zinxhirë të akademive dhe ekipi i parë.

Akademia e Udinezes do të sjellë në Shqipëri vëzhguesit e saj më të mirë si dhe trajnerë, të cilët do të ndihmojnë homologët shqiptarë të akademisë së FK Partizani në rritjen cilësore të lojtarëve. Njëkohësisht ky bashkëpunim do të sjellë krijimin e një rrjeti të mirëfilltë vëzhguesish, të cilët do ti mundësojnë talenteve të kenë shansin të vijojnë karrierën e tyre në skuadra elitare,ku natyrisht Udineze do ketë prioritet.

Binjakëzimi Partizani – Udineze mund të konsiderohet një prej arritjeve më të suksesshme në futbollin shqiptar, kjo pasi për të parën herë një skuadër elitare e kampionatit tonë është pranë binjakëzimit me një klub të Serie A. Klubi i Udinezes njihet për akademinë profesionale falë së cilës janë evidentuar shumë talente, dhe si pjesë e këtij klubi të njohur kanë arritur majat më të larta të futbollit europian dhe atij botëror.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja