'Partizani zgjedhje e parë, Kukësi dhe Vllaznia rivalët për titull'! Prezantohet Bitri te Partizani, Hoxha: S'jam xheloz për Teqjan

Partizani është skuadra me afrimet më të bujshme në merkaton e janarit, duke qenë se bëri një gjysmë kampionati që la për të dëshiruar. I fundit që është bërë pjesë e skuadrës është një ish si Eneo Bitri, i cili kishte edhe tre oferta të tjera nga klubet e Superligës.

Eneo Bitri, futbollist i Partizanit: ‘E falenderoj shumë për mundëinë që më dhanë, si Kukësi ashtu edhe dy klube të tjera që nuk janë përmendur në media, por për mua zgjedhja e parë në Shqipëri është Partizani.’

Partizani është 15 pikë pas Tiranës kryesuese, por Bitri nuk i llogarit bardheblutë në luftën për titull.

Eneo Bitri, futbollist i Partizanit: ‘Dy ekipet që janë për titull në Superligë janë Vllaznia dhe Kukësi.’

Ndërkohë me emërimin e trajnerit Mehmeti, por edhe blerjet në merkato, optimizmi është rritur në skuadër.

Alban Hoxha, kapiten i Partizanit: ‘Kan ardhur lojtarë si Bitri, ndërkohë që priten edhe të tjerë. Organika është plotësuar dhe objektivat tani do jenë sigurisht për kupat e Europës, por do të luftojmë për titullin kampion.’

Kapiteni Hoxha është shëruar plotësisht nga dëmtimi, por portën nuk do ta ketë të sigurtë pasi Aldo Teqja ka bërë paraqitje mbreslënëse në mungesë të tij.

Alban Hoxha, kapiten i Partizanit: ‘Unë Aldon e kam shok prej vitesh dhe nuk jam fare xheloz. Mua më është bërë qefi shumë që Aldo ka bërë ndeshje shumë të mira. Ka të dhëna goxha të mira kështu që aty gati do jemi të dy.’

Ne.k./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete