Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh. Titulli shijon akoma më shumë kur vjen pas fitores në derbin përballë Tiranës me rezultatin 2-1.
Dy golat për Partizanin u shënuan nga Cinari, ndërsa për Tiranën rrjetën e nderit e tundi Greca.
E ndërsa në kampin e kuq ka festë, në atë bardhelu ka frikë, pasi Tirana e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se Kastrioti duke rrezikur rënien.
Komento