Partizanin e shpëton një serb ndaj
Elbasanit, fitojnë Tirana dhe Laçi

Partizanin e shpëton një serb ndaj<br />Elbasanit, fitojnë Tirana dhe Laçi
Mbyllet faza e parë e kampionatit, Tirana dhe Partizani kryesojnë me nga 18 pikë pas 9 ndeshjeve të zhvilluara. Kryeqytetasit si rrallë herë vitet e fundit janë rikthyer fuqishëm në garë për titullin kampion, pasi dominimit historik të Skënderbeut vitet e fundit, që përfitoi nga rënia e Partizanit dhe kriza e Tiranës, teksa edhe Dinamo u zhyt në kategorinë e parë.

Por ky edicion premton grindë, luftë sportive dhe spektakël deri në metrat e fundit, pasi përpos dy ekipeve nga Tirana, në garë është edhe Flamurtari me Kukësin, pa harruar kampionët që janë favoritë kryesorë. Përsa i përket zonës së ftohtë, nuk kishte dyshime për Elbasanin dhe Apoloninë. Ndërsa surpriza është Laci që ka arritur të sigurojë vendin e tretë, mes më të mirëve.

Për t’u kthyer te ndeshjet e javës së fundit të fazës së parë, Partizani fitoi me Elbasanin ngushtësisht 1-0, duke iu falur serbit Raçiç, teksa stadiumi vlonte me thirrje kundër UEFA-s dhe Serbisë për ngjarjet e 14 Tetorit. Tirana siguroi një fitore me vlera në Durrës, ndaj  një Teute që do ta ketë shumë të vështirë këtë edicion nëse vazhdon me këtë ritëm, pasi noton në ujëra të turbullta. Ndërsa Laci bëri detyrën duke fituar me Apoloninë 3-1.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë