1 vit pas kapjes së 3.4 mln eurove në Toyota Yaris', parave iu del pronari! Dëshmia 'fals' e gjermanit që ndryshoi rrjedhën e hetimeve! ‘Bashkëpunimi’ Prokurori-Gjykatë çoi ‘fundin’ e dosjes

1 vit pas kapjes së 3.4 mln eurove në Toyota Yaris', parave iu del pronari! Dëshmia 'fals' e gjermanit që ndryshoi rrjedhën e hetimeve! ‘Bashkëpunimi’ Prokurori-Gjykatë çoi ‘fundin’ e dosjes

Me rreth të kuq makina ‘Toyota Yaris' ku u gjetën 3.4 mln euro

TIRANË- Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' e që shërbeu për të ndezur politikën shqiptare, është sfumuar në gjykim në një “bashkëpunim” mes prokurorisë dhe gjykatës, mes të dyja palëve që janë mjaftuar me deklarimet e personave të përfshirë në ngjarje, pa kryer hetimet e nevojshme. Ishte një deklaratë e Lulzim Bashës në Parlament, dy ditë para (21 qershor 2018) se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Taulant Balla, mirëpo pronari i kësaj shume parash “nxori kokën” 1 vit pas kapjes së parave. 

Bëhet fjalë për një qytetar gjerman, i quajtur Carlo Rizzatto "erdhi nga hiçi" në 13 mars të 2019 në Shqipëri me pretendimin se ishte pronar i 3.4 mln eurove të kapura në makinën 'Toyota Yaris', me të cilat kishte planifikuar blerjen e një sipërfaqeje toke në bregdetin shqiptar dhe të “deleguar” në Shqipëri kishte zgjedhur Elvis Vladin. Pse pikërisht Vladi? Kjo është një pyetje e cila nuk ka marrë një përgjigje në dosjen hetimore apo detaje të tjera që mund të ndihmojnë për të kuptuar lidhjen mes tyre si dhe zanafillat se si u takuan për të bërë biznes Carlo Rizzatto, një shtetas gjerman dhe Elvis Vladi, një 39 vjeçar me origjinë nga Kalaja e Dodës, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të përfshirë në shpërndarje droge në Londrën veriore, por që më pas u shpall i pafajshëm për këtë akuzë.

Në bazë të dokumenteve që sjella nga Belgjika dhe Gjermania, shtete në të cilat u shtrinë hetimet, si edhe bisedave telefonike të përgjuara, emri i gjermanit Carlo Rizzatto nuk rezultoi askund, mirëpo ky i fundit ka këmbëngulur që paratë janë të tijat si kursime të bëra ndër vite, për të cilat ka dorëzuar edhe një statement bankar. Ai deklaroi se këto para “janë të pastra” që kishin rrjedhur nga biznesi i tij i përpunimit të arit dhe metaleve të çmuara në Gjermani, dhe ia kishte besuar Vladit që t’i investonte ato në Shqipëri. Nisur nga kjo, Vladi u shfajësua duke thënë se “gabimi” i tij i vetëm është se nuk i kishte deklaruar në kufi këto para. Ka mjaftuar kjo dëshmi, që kjo çështje të shkojë drejt fundit, me hetime që nuk janë kryer dhe pyetje që kanë mbetur ende dhe sot pa përgjigje. 

Kush është Carlo Rizzatto, a mundet ai që me këtë biznes të justifikojë 3.4 mln euro të kursyera, lidhja e tij me Shqipërinë, pse u paraqit 1 vit pas kapjes për paratë që pretendon se janë të tij dhe jo menjëherë kur kjo sasi e madhe lekësh u kap nga autoritetet, këto dhe disa pyetje nuk u zbardhën nga hetuesit, që të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalën për një dëshmitar fals i përdorur nga personat që qëndrojnë realisht pas 3.4 mln euro.

Gjyqtari i çështjes, Fran Prendi vendosi të kthejë aktet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi nuk ka prova mjaftueshëm, teksa përfaqësuesit e Prokurorisë i konsideruan të gabuara dhe të pasakta akuzat e ngritura më parë prej tyre dhe nga akuza fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” përfundoi në "mosdeklarimit të të hollave në kufi", e dënuar deri në 2 vjet burg.

Në zbatim të ligjit Anti-mafia SPAK i kërkoi gjykatës të konfiskojë për llogari të shtetit 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës në operacionin 'Toyota Yaris', mirëpo deri më tani nuk ka asnjë hap konkret.

Paratë e sekuestruara në makinën 'Toyota Yaris'

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andon: 31/08/2021 16:41

    Vendimi i gjyqesorit ska pse komentohet dhe diskutohet perderisa u be dhe reforma ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Bato: 31/08/2021 05:50

    Gjerman me emer e mbiemer italian !!! Bie shum ere Cosa Nostra o Ndrangheta

    Përgjigju
    • Mali: 31/08/2021 17:06

      Ne Gjermani ndodhet nje komunitet i madh italian. Nuk ka arsye per tu habitur. Problemi nuk jane gjermanet por drejteaia shqiptare qe fillimiaht bejne akuza pastaj deklarohen se iahin te gabuara...

  • Scutari: 30/08/2021 20:53

    Drejtësia e jonë i ka konfiskuar pasurinë vetëm ndonjë të vdekuri që nuk ka lënë njeri pas të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme! Kush mendonte se këto euro do të konfiskoheshin ka qenë tepër naiv....

    Përgjigju
  • Sifi: 30/08/2021 19:33

    Humori ne drejtesine shqiptare vazhdon ! O zot

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/08/2021 17:06

    Tani ndahen milionat në disa xhepa…

    Përgjigju
  • genti: 30/08/2021 15:46

    :::)))ja u shpetuan dhe 3,4 millions..do blinte toka ne bregdet me lek ne dore::))bir selman i nenes...kena shtet

    Përgjigju
  • LORA: 30/08/2021 15:41

    Teresisht i pabesushem ky gjermoni ,i psonisur per kete alibi te trashe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë