-
Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë! Dosje të re për emra të tjerë të Drejtësisë
SPAK dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Veçohet hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta.
4 Janar, 13:28 -
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme. SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur. Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim, si dhe Radovan Çelës e Astrit Vladit
18 Dhjetor 2024, 11:58 -
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te prokuroria e krimeve te renda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.
30 Korrik 2024, 11:37 -
Avokati i arrestuar me kryeprokurorin e Vlorës Zarka mbrojti kushërinjtë Vladi në dosjen e ‘Toyota Yaris'
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'
29 Korrik 2024, 15:56 -
Kronikë
'Shfryhet' dosja 'Toyota Yaris' ku u gjetën 3.4 mln euro, dënohet me 1 vit burg Ervis Vladi! U gjykua vetëm për mosdeklarim parash
Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit brenda një makine "Toyota Yaris" në 2018. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.
19 Tetor 2021, 11:36 -
Kronikë
1 vit pas kapjes së 3.4 mln eurove në Toyota Yaris', parave iu del pronari! Dëshmia 'fals' e gjermanit që ndryshoi rrjedhën e hetimeve! ‘Bashkëpunimi’ Prokurori-Gjykatë çoi ‘fundin’ e dosjes
1 vit pas kapjes së 3.4 mln euro në ‘Toyota Yaris', parave u del pronari. Ai është një shtetas gjerman i quajtur Carlo Rizzatto cili thotë se ato para i kishte planifikuar për të bërë biznes në Shqipëri dhe ia kishte besuar këtë shumë Elvis Vladit. Lidhja mes tyre është e paqartë, por kjo deklaratë e gjermanit, shërbeu për të shënuar një pikë kthese në hetimet, ku në fund akuza e ngritur ishte "mosdeklarimi i të të hollave në kufi" ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
30 Gusht 2021, 17:02 -
Ligji Anti-Mafia/ SPAK: Të konfiskohen 3.4 mln euro e 'Toyota Yaris'! Pronat e vëllezërve Vladi t'i kalojnë shtetit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së pesë personave të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”. Bëhet fjalë për vlera monetare dhe pasuri të paluajtshme.
16 Dhjetor 2020, 15:30