Pas 10 muajsh zgjohet nga koma
dëgjoi zërin e të dashurës

Pas 10 muajsh zgjohet nga koma<br />dëgjoi zërin e të dashurës
LONDER- Një 31 vjeçar është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, kur dëgjoi zërin e të dashurës së tij në telefon. Në korrik të vitit të kaluar Mathty Teilor kishte mbetur viktimë e një aksidenti me motor në ishullin indonezian Bali, i cli i shkaktoi frakturë të rëndë në shtyllën kurrizore.

Djaloshi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe që prej asaj dite kishte hyrë në koma.

Pas disa muajsh qëndrim në një spital në Bali prindërit kishin vendosur transferimin e djalit të tyre në një nga spitalet britanike. E dashura e saj Anda Nurul ishte detyruar të largohej për shkak se nuk kishte viza, ndërsa doktorët nuk i kishin dhënë më asnjë shpresë për zgjimin e tij.

Kur prindërit kishin humbur shpresat atëherë djaloshi kishte dhënë shenjat e para të jetës. Teksa dëgjonte nga ana tjetër e telefonit zërin e të dashurisë së tij, e ëma, e cila i qëndronte pranë ka parë lot teksa i ridhnin nga sytë. Tani 31 vjecari i është nënshtuar seancave të fizioterapisë ndërsa ka filluar të belbëzojë fjalët e para.
(daily mail/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren