Një çift Brazilian janë shokuar kur kanë mësuar pas 10 viteve bashkëjetesë se janë vëlla e motër.

Historia është transmetuar nga Radio Globale dhe bëhet fjalë për Adrianën 39 vjeçe, dhe Leandron 37 vjeç.

Ata kanë edhe një vajzë 6 vjeçe.

adriana

Asnjëri prej tyre nuk e njihte mamanë pasi ajo i kishte braktisur që të vegjël dhe kishin menduar se emri i njëjtë i mamave të tyre Maria kishte qenë thjeshtë një rastësi.

Maria kishte bërë shumë përpjekje për të gjetur fëmijët e saj deri sa ka luajtur kartën e fundit duke kërkuar mbështetjen e Radio Globale në emisionin “The Time is Now”.

Ky emision gjen njerëzit e humbur. Duke folur publikisht me mamanë në Radio, Maria i ka treguar që ka edhe një djalë tjetër që quhet Leandro dhe e ka braktisur në të njëjëtn kohë.

Pasi zbulohet lajmi shokues Adriana dhe Leandro midis lotëve dhe ditëve të vështira vendosin që të qëndrojnë burrë e grua.

Së shpejti ata do lidhen edhe në martesë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)