Pas 120 minutave "kokë më kokë"
me Juven, ja del Bayern Munchen

Pas 120 minutave "kokë më kokë"<br />me Juven, ja del Bayern Munchen
TIRANË - Bayern Mynich dhe Barcelona kalojnë për në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, pas fiotoreve respektive 4-2 ndaj Juventusit dhe 3-1 ndaj Arsenalit. Juventusi ishte pranë mrekullisë duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, por Bayern ka barazuar në minutën e fundit të kohës së rregullt me Muller dhe në 30 minutat e shtesës ka vulosur kualifikimin me fitoren 4-2.

Dje në Mynih është zhvilluar një ndeshje spektakolare e denjë për merin e madh të dy skuadrave. Duke qenë se ndeshja e parë kishte dalë barazim 2-2 të dyja skuadrat kanë luajtur një futboll të hapur, kjo e favorizuar edhe nga goli i shpejtë i Juventusit. Që në minutën e 5-të Pogba ka shënuar duke përfituar nga një dalje jo e studiuar e portierit Nojer që kërkoi të mbyllte në krahun e djathtë Lishteiner, topi përfundoi tek francezi që me portën e boshatisur e ka dërguar në rrjetë. Kaq ka mjaftuar që loja të ndizej sulme e kundërsulme nga të dy skuadrat, por është sërish Juventusi që godet.

Në minutën e 28-të një kundërsulm model i bardhezinjve, Morata kalon tre kundërshtar pason tek Cuadrato në hyrje të zonës, që pasi triblon Lahm, kalon topin poshtë Nojer dhe shënon 0-2. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë. Në të dytën sulmet e bavarezëve nuk kanë fund, ndërsa italianët mbrohen në grup. Pas shumë përpjekjeve Lewandowski ka shënuar golin e parë për Bayern në 73-tën.

Edhe pse minutat kalonin dhe Juventusi mbrohej mjaft mirë duke u ngushtuar hapësirat gjemanët nuk janë dorëzuar dhe në limitet e kohës së rregull kanë arritur golin që i mbante në lojën e kualifikimit. Pas një harkimi nga e djathta e Coman, Muller me kokë barazon shifrat 2-2. Stadiumi merr flakë dhe tashmë psokologjia është në favor të vendasve. Shtesa flet gati e gjitha për Bayern që shënon në 108’ me Thiago Alcantar dhe në 110’ një ish juventin Coman ka vulosur fitoren e kualifikimin e bavarezëve me rezultatin 4-2.

Në ndeshjen tjetër midis Barcelonës e Arsenalit nuk ka pasur shumë histori. Katalanasit kishin fituar 2-0 në Londër dhe kjo ua vështirësonte në maksimum anglezëve çdo mundësi. E sikur të mos mjaftonte kjo Barca e tregoi që në fillim se nuk kishte oreks për aventura. Që në minutën e 18-të Neymar shënoi golin e parë dhe pjesa tjetër e ndeshjes u luajt pa stres. Në 51’ Arsenal barazon me Mohamed, por Barca ka shënuar edhe dy herë të tjera me Suarez në 65’ e Messi në 81’ duke i dhënë formë rezultatit përfundimtar 3-1.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)