Pas 15 orësh ‘luftë’ me flakët, shuhet zjarri në kompleksin blegtoral në Lezhë, la pas 10 hektarë të djegura

 

Pas më shumë se 15 orësh “luftë” me flaket është arritur të shuhet plotësisht zjarri i cili përfshiu pasditen e djeshme masivin pyjor në fshatin Pllanë të Lezhës.

Për shuarjen e flakëve të cilat ju afruan banesave, punuan gjatë gjithë natës zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga banorë të zonës, ndërsa dëmet e shkaktuara si në kompleksin blegtoral ashtu edhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme. Specialisti i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se flaket u përhapen në një sipërfaqe prej 16 hektarësh.

“Këtë verë kemi pasur shqetësime të mëdha, për sa i përket prezencës së zjarrit në rang qarku. Ashtu siç edhe ju po e monitoroni është edhe ajo e ndodhur mbrëmë në zonën e Pllanës, ku fillimisht zjarri ka rënë në një fermë blegtorale dhe një shtëpi të pabanuar, por  më pas mori një dimension të gjerë kë kodrën me pisha dhe në shkurre të ndryshme. Efekti i erës ndihmoi që shpërndarja të jetë e madhe. Shpërndarje ka shkuar rreth 16 hektar por 10 hektar janë të djegura. Masat e marra kanë qenë të menjëhershme, ku në ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banesave të fshatin, morën pjesë 4 zjarrfikëse, 2 të Lezhës, 1 të Kurbinit dhe 1 të Mirditës.”, tha ai. 

Flaket e zjarrit u shfaqen fillimisht në kompleksin blektoral që ndodhej ngjitur me malin e më pas favorizuar dhe era e fortë u përhapen në të gjithë masivin pyjor me pisha. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por dyshimet janë për një shkëndije elektrike.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2 të shoqëruar! Bllokohet rruga e vjetër nacionale Vlorë-Fier! Banorë të frikësuar: Do digjemi! Shpërthejnë municione të vjetra luftarake


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg