Pas 18 viteve në emigrim i kthehet punës së bujkut në Bërzhitë të Tiranës! Njihuni me historinë e Zyhdi Mujës (VIDEO)

TIRANË- “Një ditë nga jeta e një bujku” ky është titulli i reportazhit të radhës që ju propozojmë të ndiqni. Zyhdi Muja banor në fshatin Bërzhitë të Tiranës, në një rrëfim ekskluziv për syrin e kameras së emisioneve Veri Jug.

Pas studimeve të larta i diplomuar në degën e zooteknikës, Zyhdiu ka emigruar për 18 vjet në vendin fqinj, në Greqi dhe, pas një përvoje pozitive, vjen në fshatin e lindjes me ide interesante për t’i kthyer tokat e të parëve në ullishta. Historia e familjes Muja, një muze i vogël etnografik në kopshtin e shtëpisë, udhëtim drejt shtëpisë së vjetër edhe ajo si një muze I vogël I familjes dhe në fund ndalesë në ullishten e bujkut Zyhdi Muja.

Janë rreth 150 rrënjë ullinj që japin 20 kuintal prodhim dhe 2 kuintal vaj ulliri, të mjaftueshme për nevojat e familjes dhe për pak tregti, në ndihmë të ekonomisë së familjes. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 18/12/2020 00:08

    BRESHKA do ferre,,nuk rri dot ne rruge...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja