Pas 20 vitesh luftë, Biden: Me 31 gusht përfundon tërheqja e trupave amerikane! Afganët duhet të vendosin vetë për të ardhmen

Pas 20 vitesh luftë, Biden: Me 31 gusht përfundon tërheqja e trupave amerikane! Afganët duhet të vendosin vetë për të ardhmen

Presidenti Joe Biden

Presdienti Joe Biden ka njoftuar se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë me 31 gusht. Në një deklaratë për shtyp, Joe Biden u shpreh se se populli afgan duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij, pasi nuk mund të sakrifikojnë një brez tjetër amerikanësh në një luftë të pamposhtur.

Presidenti Biden theksoi arsyet e vendimit të tij për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane edhe pse talebanët po përparojnë me shpejtësi në pjesë të konsiderueshme të vendit. Sipas tij, ushtria afgane ka aftësinë të sprapsë talebanët.

Sipas tij, ushtria amerikane ka ‘arritur’ qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara. Biden u bëri thirrje vendeve në rajon për të ndihmuar në krijimin e një zgjidhje politike midis afganëve dhe talebanëve. Sipas tij, qeveria afgane duhet të kërkojë një marrëveshje me talebanët për t’i lejuar ata të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.

“Ne i arritëm ato objektiva, prandaj shkuam. Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombe. Dhe është e drejta dhe përgjegjësia e popullit Afgan vetëm të vendosë për të ardhmen e tyre dhe se si ata duan të drejtojnë vendin e tyre. Edhe sa mijëra djem e vajza të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikojmë?! Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritshmëri të arsyeshme për të arritur një rezultat ndryshe. Ne i arritëm ato objektiva, prandaj shkuam. Është e drejta dhe përgjegjësia e popullit afgan të vendosë për të ardhmen e tyre dhe se si ata duan të drejtojnë vendin e tyre. Mënyra e vetme që të ketë paqe dhe siguri në Afganistan është nëse ata krijojnë një marrëveshje paqeje me talebanët”, u shpreh Biden.

Presidenti Joe Biden njoftoi për herë të parë në 15 prill 2021, që trupa amerikane do të tërhiqet përfunimisht nga Afganistani duke i dhënë kështu fund luftës 20 vjeçare. Vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani iu bashkua edhe NATO. Tërheqja e trupave amerikane filloi që në 1 maj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral