Pas 20 vitesh luftë NATO tërhiqet tërësisht nga Afganistani! Biden: Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe!

Është koha t’i japim fund luftës dhe të kthejmë " trupat amerikane në atdhe" nga Afganistani, ka deklaruar kështu presidenti amerikan Joe Biden, në mbështetje të vendimit tij për të rikthyer trupa deri në 11 Shtator duke I dhënë kështu fund luftës 20 vjeçare.  

"Ne shkuam në Afganistan për shkak të një sulmi të tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë. Kjo nuk mund të shpjegojë se përse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021. Jam presidenti i katërt amerikan që përgjigjem për praninë e trupave të SHBA në Afganistan. Dy republikanë. Dy demokratë. Nuk do t'ia kaloj këtë përgjegjësi një të pesti. Është koha për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe," u shpreh Presidenti Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani iu bashkua edhe NATO, lajmin e dha edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg

 “ Aleatët kanë vendosur që ne do të fillojmë tërheqjen e forcave të Misionit të Mbështetjes së Vendosur nga 1 maji. Kjo tërheqje do të jetë e rregullt, e koordinuar dhe e qëllimshme” tha Stoltenberg.

Menjëherë pas deklaratës së Stoltenberg ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s diskutuan planet e tyre përmes video konferencës aty ku shprehen edhe mendimet pwr hapat e ardhshme qw do tw merrte organizata.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s. 

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo. 

Presidenti Biden njoftoi se të 2,500 trupat amerikane të mbetura në Afganistan do të fillojnë të tërhiqen duke filluar nga 1 maji dhe tërheqja do të përfundojë përpara 11 shtatorit. Ndërkohë që nga forcat e NATO-s gjenden 7000 forca ushtarake mes të cilëve gjenden edhe ushtarë shqiptarë.  

Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili qëndronte mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren