Jennifer Sloan, bashkëshortja e Jim Belushit, aktorit të famshëm amerikan me origjinë shqiptare, ka paraqitur të hënën kërkesën për divorc, vetëm pak muaj para se çifti kishte caktuar të festonte përvjetorin e 20-të të martesës, raporton TMZ.
Pas thuajse 20 vitesh bashkë, aktori i njohur Jim Belushi dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Sloan, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre. Sipas mediave amerikane ka qenë Jennifer, ajo e cila ka paraqitur kërkesën për divorc ditën e djeshme, datë e cila përkoi edhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta të babait të aktorit.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që i ka çuar ata drejt divorcit, ndërsa ende asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë rreth këtij lajmi. Jim dhe Jennifer u martuan së bashku më 2 maj të vitit 1998, ndërsa kanë edhe dy fëmijë së bashku.
Ky është divorci i tretë i Belushit. Ai ka qenë i martuar më parë me Sandra Davenport nga viti 1980 deri më 1988, me të cilën ka edhe një djalë dhe me Marjorie Bransfield nga 1990 deri më 1992.

[gallery]25741[/gallery]
Redaksia Online
l.q/shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA
FOTO