Pas një mbledhje të gjatë me anëtarët e qeverisë, kryeministri Rama ka njoftuar dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Agaçi, ka mbajtur këtë post që në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, në vitin 2013. Report Tv mëson se në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, drejtoreshë e kodifikimit te Ministria e Drejtësia.
Në mbledhjen pesë orëshe me ministrat, Rama ka njoftuar dhe emrin e shefes së re të kabinetit të kryeministrit, Vilma Guri, drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike. Ky pozicion u mbajt për 12 vjet nga Vali Bizhga.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri mësohet se ka emëruar dhe Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit, pas dorëheqjes së drejtueses Mirlinda Karçanaj, nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Në krye të AKSHI-t, agjenci në varësi direkte të kryeministrit, është emëruar Igli Tafa, i cili deri më tani ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.

Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.
Komente












Ndryshime te mirepritura, por duhen me radikale.
PërgjigjuAgaci per 72 ore behet banore ne durres
Përgjigjugati byrzylyqet pas vizites 3 ore ne spak. ngushtohet qarku akoma per te gjatin. rethojeni, kapeni lidheni
PërgjigjuI do byzylyke firmato ai se ka pordhe or teeeejjjjj
Don Agacio po arrestohet
Përgjigju