Pas 36 vitesh mungesë, në Lezhë u rikthye Festivali i Këngës për Fëmijë. Edicioni i parë i “Valë Zërash” u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku në garë morën pjesë 12 këngë të realizuara nga Shkolla e Muzikës “Besëlidhja”. Zërat e fëmijëve mbajtën të mbërthyer publikun për më shumë se 60 minuta, ndërsa duartrokitjet nuk munguan gjatë gjithë mbrëmjes.

Ky festival, i iniciuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Lezhë, do të jetë një aktivitet i përvitshëm, per promovimin e talenteve te reja dhe të kthehet në një traditë të rëndësishme artistike për fëmijët e Lezhës shprehen organizatorët.

Rikthimi i Festivalit të Këngës për Fëmijë është një ngjarje me rëndësi të veçantë për qytetin e Lezhës, u shpreh kompozitori Zhani Ciko, i cili kryesoi edhe jurinë e festivalit.

Në edicionin e parë të “Valë Zërash”, çmimi i parë iu akordua Ambra Ukut me këngën “Pyetje”. Me çmimin e dyte u vlersua Arjana Jaku me këngën “Frymë”, ndërsa çmimi e tretë e moren Ajsi Pergjoni dhe Klevis Preka me këngën “Kopshti Zoologjik”.