Kuvendi i Kosovës voton me 66 vota qeverinë e re, Albin Kurti betohet si kryemistër! Vjosa Osmani gruaja e parë kryeparlamentare

KOSOVE- Kuvendi i Kosovës ka votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenim qeverinë e re dhe Albin Kurtin si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Shumica e deputetëve të grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma në momentin e votimit braktisën sallën e Kuvendit.

Kryeministri i ri Albin Kurti më pas bëri betimin kurse ministrat e qeverisë nënshkruan betimin.

Një ditë më parë u arrit marrëveshja për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rreth 4 muajsh negociata.

Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’iu ndahen pakicave.

Kurti e Mustafa thonë se për çështjen kontestuese rreth Presidentit të ardhshëm të vendit do të dakordohen më vonë, ndërsa kryeparlamentari në detyrë nga Vetëvendosja do t’ia lëshojë vendin të zgjedhurit të LDK-së.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në numrin e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, shumica prej 61 votave është e pritshme të arrihet, pasi që në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Vetëvendosje fitoi 29, kurse LDK 28 ulëse në kuvend. Këtij numri i shtohen edhe votat e komuniteteve pakicë, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë po ashtu.

Me votimin e sotëm në Kuvend, Kurti pritet të udhëheq ekzekutivin më të vogël të Kosovës që nga pavarësia, me 2 zv/kryeministra, 15 ministra e 33 zv/ministra, derisa Qeveria paraprake kishte 21 ministra dhe 80 zv/ministra. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Vjosa Osmani flet për herë të parë si kryeparlamentare: Do jemi aty për çdo pëllëmbë të Kosovës

1580763068_vjosaaa.jpg

Vjosa Osmani ka folur për herë të parë si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo thotë se marrëveshja mes dy subjekteve, LDK dhe VV është zbatim i vullnetit të qytetarëve ndërsa premton se do të jenë aty për ju dhe për çdo pëllëmbë të Kosovës. Osmani shpreh nderimin më të madh për ata që sakrifiuan jetë për lirinë e vendit, ndërsa shprehet se duhet punuar me nder dhe përgjegjësi për ta bërë Kosovën një vend për të cilin duhen krenuar gjeneratat.

"Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.

I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen.

Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për
marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë.

Asnjëherë, të dashur qytetarë, nuk do të harrojmë se jemi aty për Ju e për secilën pëllëmbë të Kosovës. Secili prej nesh është mirënjohës ndaj jush dhe vullnetit Tuaj, deri në përulësi.
Nderimi ynë më i madh për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, deri edhe jetën e tyre, do të jetë nëse me nder e përgjegjësi punojmë për të gjallët dhe nëse Kosovën e bëjmë vend me të cilin krenohen gjeneratat pas nesh.

Ne, jemi Ju!

Sinqerisht e Juaja,
Vjosa Osmani-Sadriu", shkruan Vjosa Osmani.

Ora 19:28
Vjosa Osmani zgjidhet në krye të Kuvendit të Kosovës, gruaja e parë në këtë post

1580754751_vjosaosmani.jpg

Nënkryetarja e Lëvizja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, pasi nga ky post u lirua nga Glauk Konjufca. Ajo është gruaja e parë që do të mbajë postin e kreut të Kuvendit në Kosovë.

Ora 18:56
Thaçi uron qeverinë e re: Mbani premtimet që i dhatë qytetarëve

1551442892_thacisot.jpg

Edhe pse partia e tij PDK nuk votoi në Kuvend, Presidenti Hashim Thaçi ka përshëndetur krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Thaçi bëri thirrje që kabineti i ri të nis punën sa më parë, ndërsa kërkoi përkushtimin e qeverisë së re për të kompensuar kohën e gjatë që iu desh dy partive, Lëvizja Vetëvendosja dhe LDK, për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe të përkushtohen në përmbushjen e premtimeve që u bënë qytetarëve.

'E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore" shkruan Thaçi në Facebook.

 

Ora 17:39
Votohet me 66 vota pro Qeveria e re e Kosovës dhe Albin Kurti Kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenim qeverinë e re dhe Albin Kurtin si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Shumica e deputetëve të grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma në momentin e votimit braktisën sallën e Kuvendit.

Kryeministri i ri Albin Kurti më pas bëri betimin kurse ministrat e qeverisë nënshkruan betimin.

Para diskutimit të deputetëve dhe votimit të qeverisë, krerët e grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma, deklaruan votën kundër duke e justifikuar atë me pabesueshmërinë për realizimit të programit qeverisës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Ndërsa, ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro.

Lideri i Vetevendosjes tha se qeveria e re do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik, të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke rritur pagën minimale.

Ai tha gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të rrit transparencën dhe se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, dhe si e tillë dhe do të formohet brenda Qeverisë, do ta bashkojmë Administratën Tatimore dhe Doganat në një agjensi të vetmve, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta dhe pa monopole në mënyrë- sic tha ai- që të nxisim zhvillimin e punësimin”.

Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reformimin e drejtësisë përfshirë edhe miratimin e ligjit për vetingun, ndërsa përparësi do t'i jap edhe dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës.

Albin Kurti ka propozuar gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Ora 14:37
Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti paraqet programin qeverisës dhe propozon emrat e ministrave (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot formimin e Qeverisë së re me Albin Kurtin, kryeministër.

Pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, veprim i cili ishte kushtëzuar më parë për arritjen e marrëveshjes mes LVV dhe LDK, Albin Kurti shpalosi programin e Qeverisë së Re, e dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Para diskutimit të deputetëve dhe votimit të qeverisë, krerët e grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma, deklaruan votën kundër duke e justifikuar atë me pabesueshmërinë për realizimit të programit qeverisës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Ndërsa, ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro.

Lideri i Vetevendosjes tha se qeveria e re do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik, të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke rritur pagën minimale.

Ai tha gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të rrit transparencën dhe se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, dhe si e tillë dhe do të formohet brenda Qeverisë, do ta bashkojmë Administratën Tatimore dhe Doganat në një agjensi të vetmve, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta dhe pa monopole në mënyrë- sic tha ai- që të nxisim zhvillimin e punësimin”.

Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reformimin e drejtësisë përfshirë edhe miratimin e ligjit për vetingun, ndërsa përparësi do t'i jap edhe dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës.

Albin Kurti ka propozuar gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

 Avdullah Hoti nga LDK-ja, Zëvendëskryeministër i parë  dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje nga LVV, Zëvendëskryeministër i dytë

Emrat e propozuar për ministra

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre Arsimit

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Glauk Konjufca – Ministër i Punëve të Jashtme

Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi- Ministër i Financave

Rozeta Hajdari - Ministre e Ekonomisë

Arben Vitia - Ministria e Shëndetësisë

Blerim Reka - Ministër e Integrimit Europiane

Emilia Rexhepi - Ministre e Administratës

Dalitbor Jetvic – Ministër për komunitete

Ivan Millojeviç – Ministër Për Zhvillim Rajonal

Ndërkohë që ende po vazhdojnë diskutimet e deputetëve, për t’I hapur dritën e gjelbër formimit të ekzekutivit do të duhen 61 vota ndërkohë që LDK dhe LVV kanë bashkë 57 vota, duke mos llogaritur votat e deputetëve të komuniteteve pakicë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 04/02/2020 09:25

    Asnje pllemb nuk ishte e rrezikuar,edhe kur tentuan Serbia, ju tregua qoshja. perhapja se Kosova po rrezikohej te dnahej,ishte vet em nje propogande e disa subjketeve dhe individev qe te perhapni reklamonin "meritat" personale te "shpetimtarit" te Kosoves.perndryshe Kosoven e keni te plote,te pandar e te rrezikuar nga askush.vetem ju mos leshoni rruge,perndryshe ata qe e cliruan, e krijuan shtet dhe e moret keshtu te plote te pavarur dhe ne kete nivel zhvillimi.Ju pergezojme per fitoren,eshte me leht ta fitosh,se ta ruash.Thuhen ne nje urreti te popullit, Mesuesit tone te maadh.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/02/2020 03:36

    Shqiptarët duhet ti ndërojnë emrat apo mbiemrat : Osmani, Hajdari, Hykmete, Bislimi, Bajrami, Mustafa, Rexhepi, Haxhiu, Remziu, Kudret , Safet, Ali, Abdyl etj, me emra dhe mbiemra shqiptarë!

    Përgjigju
  • Emi: 04/02/2020 01:27

    Jepi kurti ti ke me kan shemull per politikete shqiptate.

    Përgjigju
  • Proka: 03/02/2020 23:39

    Eshte e vertete qe LDK jane hajduta me diploma por ky eshte realiteti politik, Isa Mustafa ka gishte ne shume afera (Dardania Bank Tirane )dhe ne fund arriti te shfrytezoje drejtesine dhe mungesen e pervojes se Albin Kurtit per favore personale dhe te klanit mafioz LDK. Sa populll i cekte, ne vend qe te luftojne krimin reshtohen ne anen e kriminelave. Shnet

    Përgjigju
  • ndue: 03/02/2020 18:55

    Kualicjon me hajdutin Isa Mustafa.... Me nje kembe ne varr dhe akoma do te vjedhi. Keta plera per karike i shesin te gjitha prandaj thone qe politika eshte ku**e por populli pse i beson

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/02/2020 03:56

      I beson sepse eshte injorant si ty. Injorantët si ty përbëjnë popullin dele!

  • Dori: 03/02/2020 16:17

    Politika e Kosoves do vuaj shume me kete hajvan KURTI .... vec politikan nuk eshte njeri i pa pjekur shume lodrak adoleshent.

    Përgjigju
  • lori: 03/02/2020 11:45

    E PA KUPTUESHME SE CFAR DREJTESIE DO TE BEHET NE KOSOVE KUR PUQET NJE QE PRETENDON QE ESHTE I NDERSHEM ME KRYEHAJDUTIN ISA MUSTAFA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja