Pas 4 vitesh në arrati, është vënë në pranga 30-vjeçari Behar Hajdini, i akuzuar për transportin e 67 kg kanabis në vitin 2018. I riu u arrestua në Qafë-Shtamë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
Katër bashkëpunëtorët e tij u arrestuan që në gusht të 2018 në kuadër të operacionit ‘Zallmneri’.
Ata janë identifikuar si Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Ata akuzohen se po transportonin 67 kg kanabis nga banesa e dy vëllezërve Lika në bagazhin e Golfit.