Pas 4 vitesh rikonstruksion/Teatri Kombëtar i Operës inaugurohet në fillim të muajit dhjetor

Pritjes së gjatë katërvjeçare të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës edhe Baletit për të interpretuar në shtëpinë e tyre po i vjen fundi.

Pas koncertit të mbrëmjes së të premtes, ku spektatorët shijuan krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë poshtë ballkonit të operës, ndërsa artistët këndonin, ReportTV mëson se opera do të inaugurohet në fillim të dhjetorit, datë 5.

Kjo krijimtari e munguar është nxjerrë nga arkiva e operës për publikun, si një buqetë shqiptare në këtë periudhë të vështirë pandemie, që po kalon mbarë bota. Artistet Eva Golemi, Shpresa Beka, Ramona Tullumani, por edhe të tjerë artistë të rinj, kënduan pjesët e kompozitorëve shqiptarë, si Çesk Zadeja me Humoresque, Tonin Harapi me duart e Nënës, Pjetër Gaci me ekstazë pranverore, Feim Ibrahimi me E la tua veste è bianca e shumë emra të tjerë

Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili funksionon si i tillë për rreth 70 vite, ka nisur në vitin 2017 me buxhet fillestar 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e teknologjisë më të fundit në sallën e rikonceptuar me dy ballkonata, panelet që përmirësojnë akustikën, palestra e balerinëve dhe instrumentistëve dhe studiot e artistëve, është përdorur edhe buxhet shtesë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur