Plot 48 orë pas arrestimit me urdhër të prokurorisë së Kavajës, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka lënë qelitë e Drejtorisë së Tiranës këtë të enjte pasi Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë duke i caktuar “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor nga gjyqtari Dritan Caka i cili tre ditë më parë caktoi “arrest me burg” në mungesë ndaj Rroshit. Ndryshimi i masës së sigurisë, nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit të akuzës të cilët thanë se në ditët në vijim do apelojnë vendimin e dhënë nga gjykata.
Ndërkohë në kundërshtim me këtë vendim ka qënë dhe avokati mbrojtës i kryebashkiakut Rroshi, Theodhori Sollaku, i cili pohoi se vendimi ishte i padrejtë dhe se shumë shpejt do e apelonte. Arrestimi i Rroshit u bë me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, e cila e akuzon atë për falsifikim të vulave dhe stampave në lidhje me dëshminë e penalitetit të paraqitur prej tij. Por këtë akuzë si Rroshi dhe avokati i tij Theodhori Sollaku e kanë mohuar duke kërkuar lirimin nga burgu.
Dëbimi nga Zvicra
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi u arrestua pasditen e të hënës nga forcat e policisë të komisariatit të Kavajës pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës. Mbi Rroshin rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. Rroshi nuk deklaroi arrestimin e tij në Itali, në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare si dhe arrestimin e dëbimin dy herë nga shteti zviceran në vitin 1995 dhe 1997. Në 31 maj, kryebashkiaku i Kavajës dha dorëheqjen pasi siç deklaroi, avokatët e tij kishin zbuluar se ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga drejtësia italiane në vitin 1992, atëherë Rroshi në moshën 16-vjeç. Ndërsa tre ditë më pas, Elvis Rroshi tërhoqi dorëheqjen pasi publikoi dy dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga drejtësia italiane, ku ai rezultonte i pastër me të dy emrat, Ervin dhe Elvis.
DEA amerikane kërkon Rroshin
Nga Zvicra Rroshi është dëbuar 4 muaj pas arrestimit pasi nuk ka qënë një rast për trafik droge, por vetëm konsumim të saj. Kërkesa e tij për azil është refuzuar në shtator 1993 dhe ai është dëbuar për në Shqipëri më 24 shtator 1993. Në korrik 1997, ai ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil në Zvicër. Ai është arrestuar në gusht të vitit 1997, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish.
Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash. Nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. “...autoritetet zvicerane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion do t’ju njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”-thuhet në dokument. Nga sa më sipër rezulton se shtetasi Elvis Rroshi, subjekt i ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë, në datën 4 maj 2016. Konkretisht, shtetasi Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer, të vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti Italian dhe ai Zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993,duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Pesë emrat
RROSHI Ervin
RROSHI Elvis
HALLULLI Bashkim
RROSHI Enver
PROSHI Enver
Në Gjermani
Rezulton se ndaj subjektit Elvis Rroshi është vendosur një masë shtrënguese personale, ajo e “arrestit me burg” në shtetin Gjerman.
/Shqiptarja.com

VIDEO