Pas 5 javësh grevë të mësimdhënësve, nxënësit kthehen në shkolla në Kosovë

Pas 5 javësh grevë të mësimdhënësve, nxënësit kthehen në shkolla në Kosovë

Dy nxënës duke shkuar në një shkollë në Prishtinë

Viti i ri shkollor ka nisur zyrtarisht të hënën në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë. Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh, si rezultat i një greve të mësimdhënësve, e cila është pezulluar më 1 tetor, deri në janar.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti. Greva është pezulluar pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve.

Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë - për shkak të rritjes së inflacionit - dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike.

Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën