Pas 6 vitesh punime është hapur këtë të premte tuneli i Murrizit. Me dhjetëra qytetarë u mblodhën për të festuar hapjen e Tunelit të Murrizit, teksa thonë se 14 marsi është ditë historike për dibranët.
Me hapjen e tunelit udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas do të jetë vetëm 2 orë. Përveç se shkurton distancën, banorët thonë se hapja e tunelit do ndikojë pozitivisht në ekonominë dhe turizmin e qytetit.
"Është ditë e madhe, historik për komunitetin dibran, Tiranën, por edhe më gjerë për Shqiptarët e Maqedonisë. Efektet ekonomike në rrugës janë të jashtëzakonshme dhe shpresoj se nga sot e në vazhdim nis një epokë e re si e zhvillimit ekonomik, integrimit shoqëror. Rruga konsiderohet e përfunduar dhe kur të realizohet segmenti nga Dibra e Madhe bë Kërçovë dhe i gjithë aksi që fillon nga Durrësit dhe përfundon në Kërçovë. Vetëm atëherë e konsiderojmë të përfunduar. Sot gëzohemi vetëm për segmentin në pjesën shqiptare, mbetet për t’u realizuar edhe pjesa tjetër që e lidh me korridorin VIII", shprehet një qytetar.
Sot është ditë e veçantë jo vetëm për dibranët, por për gjithë shqiptarët. Shkurton distancën nga Peshkopia në Tiranë. Gjithë pjesa e Tiranës të shijojë bukuritë e natyrës dhe mikpritjen dibrane", thotë një qytetar.
Një nga veprat më të rëndësishme të rrugës së Arbrit, Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë, ai nisi të ndërtohet në maj të 2019-ës dhe duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022 por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.
Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje dhe kalimi do jetë pa pagesë. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km. Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.
Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8,5 km. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, nisën në vitin 2019, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.
Komente


Po para se te ikesh ne Diber kalo ne Mat per 15-20minuta .. dhe shijo super Bukurite natyrore te Matit dhe Super mikpritjen Matjane... ! Tuneli I Murrizit Lidh TIranen me Matin dhe jo me Dibren ! Dibra thjesht afrohet 1 ore me shume me tiranen se nuk kalon nga Burreli por nga Klosi por prap ne Mat kalo !!!!
PërgjigjuE gezofshim te gjithe!
PërgjigjuNuk duam tynele ,,te arrestohet sali Berisha zagari i gjith historise shqiptare burg burg..
PërgjigjuBerisha është vrasës serik dhe familje mafioze.
Po c’ke me Berishen ore jahu?!
Hallall me ne fund, ju lumshin duart.
Përgjigju