Pas 9 ditësh, neutralizohet zjarri në malin e Tomorit! Digjen rreth 25 hektarë pyll me pisha

Pas 9 ditësh nën "pushtetin" e flakëve, më në fund zjarri në malin e Tomorit është neutralizuar. Zjarri ra në pyllin me pisha, që është zonë e mbrojtur, ndërsa më pas flakët u përhapën shpejt për shkak të erës dhe vështirësisë së ndërhyrjes së zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë malor. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikësja e Poliçanit dhe forcat e xhenjos së Poshnjës, ndërsa u ndërhy edhe nga ajri me helikopterë, për shkak të terrenit të veshtirë.

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 25 hektarë pyll me pisha, por megjithatë pritet që inspektorët përkatës të nxjerrin një shifër më të saktë të sipërfaqes së shkrumbuar.

Për zjarrin në malin e Tomorit janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënis, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga kanë rënë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u dolë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive