Fier- Pak minuta pas aksidentit të Fierit ku humbi jetën një grua shtatzënë dhe u plagosën 8 persona të tjerë, ka ndodhur një tjetër aksident. Vangjel Prifti nga Levani i Fierit tregon për Shqiptarja.com dhe Report Tv se ka rrezikuar jetën duke u hedhur në kanal, pasi përballë tij vinte një makinë policie.
“Ishte një ambulancë e para unë isha në krahun tim, makina e policisë e parakaloi dhe më erdhi përballë, Unë e ktheva makinën përfundova në kanal se do më vriste mua”,- tregon ai i irrituar.
Iku apo qëndroi?
Iku ai iku, turp
Çfarë makine kishte?
Makinë e madhe policie nuk përcaktoj dot, ishte me sirena
Çfarë ngjyre kishte makina?
Ngjyrë e zezë
U trembe?
Ai më mori para mua. Si mos të trembesha

Makina e Vangjel Priftit në anë të rrugës
Komente













Keta rrugoret e Fierit ne ate aks behen shpesh vete per aksident,para nja tre ditesh edhe mua kur po kthehesha nga vlora me del nje polic rrugor me nje golf2 te bardhe drejtperdrejt dhe dukej qe ishte tape mu ne dalje te Levanit
PërgjigjuBaj gëri e gjallë!
PërgjigjuNuk eshte ndonje tragjedi shoferi ka hapur krahun plotesisht jashte rruges ata shtyjne dhe makina del menjehere
Përgjigju