TIRANE- Fidel Ylli, deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka zgjedhur hapësirën “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan, për t’i kthyer përgjigje deputetit të PS Erion Braçe që e ka akuzuar në facebook për daljen në media me çështjen e shtëpisë.
“Unë e kam lexuar në shtyp. PS dhe Parlamenti shqiptar kanë nevojë për katër- pesë Braçe të tjerë dhe aq aktiv sa ai. Braçe i nxjerr çdo ditë kësaj qeverie të korruptuar të gjitha aferat.
Në shoqërinë shqiptare ka mendime të ndryshme. Ai mendon kështu, Saliu mendon ndryshe, ti po ashtu mendon ndryshe...Braçe i bën kritika edhe kryetarit të PS, sepse ai është një militant socialist dhe deputet i devotshëm. Unë personalisht nuk kam gjë me Erion Braçen. Ai është i pari në listën e Beratit, nuk jam unë. E rëndësishme është që ne në parlament kemi nevojë për katër pesë Braçe që të mund të forcojmë jetën parlamentare”, tha Fidel Ylli në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com