Pas Veliajt dhe prezantueses Alekta Vejsiu, një tjetër personazh i njohur për publikun duket se ka zgjedhur që të lërë makinën dhe të marrë biçikletën për të lëvizur në qytet. Këtë të lë të kuptosh vetë aktorja, Olta Gixhari, e cila teksa ka postuar një foto të sajën me biçikletë, e shoqëron atë me komentin: “Unë jam një çikliste”.
Për të nxitur sa më shumë përdorimin e biçikletës si një alternativë më e lirë dhe më e shëndetshme udhëtimi, Bashkia e Tiranës ka nisur të ndërtojë një rrjet minimal korsish të dedikuara për biçikleta prej 10 kilometra. Ndërkohë që në pranverë në Tiranë do të vijnë edhe 4 mijë biçikleta që mund të përdoren nga qytetarët kundrejt një vlere që shkon më pak se sa kushton sot një biletë autobusi. 

d.b/shqiptarja.com










