Pas apelit në "A1 Report", emigrantët
sjellin ndihma për familjen e varfë

Pas apelit në sjellin ndihma për familjen e varfë">
MIRDITE - Pas kronikës së dhënë disa ditë më parë në televizionin A1 Report mbi gjendjen e mjeruar në të cilën jetonin 4 anëtarët e familjes së Filip Nokës në Fang të Mirditës, kanë ardhur edhe ndihmat e para.

Emigrantë shqiptar nga zona e Mirditës që jetojnë e punojnë në Itali, teksa janë kthyer për pushime në vendlindje janë solidorizuar duke ndihmuar këtë familje e cila jeton në kushte ekstreme dhe në një shtëpi që rrezikon të shëmbet dita-ditës.

Pako më ushqime, veshmbathje si dhe lodra për dy fëmijët e vegjël i janë dorëzuar kësaj familje me qëllimin që festat e fundivitit t'i kalojnë si gjithë të tjerët.

Dhurata bujare e emigrantëve shqiptarë më shumë se këdo ka gëzuar dy fëmijët e vegjel të familjes Noka, të cilët këtë vit mundën të shijonin kënaqësinë e dhuratave ashtu si bashkëmoshatarët e tyre. 

Filipi dhe Violeta me dashamirësinë që i karakterizon kanë falenderuar të gjithë ata që kontribuan për këto ndihma, duke ju bërë apel edhe organëve të shtetit që të ndjekin të njetëtin shembull për të ndryshuar sodopak këtë realitet të hidhur.

"Dua të shpreh falënderimet e mia. Do të doja që shteti të na ndihmonte më shumë për të ardhmen." shprehet Filip Noka

Falë solidaritetit të treguar pas kronikës së dhënë në televzionin A1 Report, tashmë edhe kjo familje do ti kalojë festat e fundvitit së ti tjerët, ndonëse nevojat për ndihmë janë shumë më të mëdha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet