Arbër Male dhe Shkëlqim Merollari ja dy Pogradecarë që i’u përgjigjën thirrjes së Report TV për të ndihmuar familjen ku jetojnë 3 persona në gjendje jo të mire shëndetësore.

Karroca elektrikë për Aldo Llohën është një realitet tashmë. I vogli prej muajsh nuk kishte dalë nga banesa pasi i ati i cili e shëtiste me karrocë, i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Ditën e premte Arbër Male personalisht vizitoi familjen dhe veç karrocës elektrike, mori përsipër t’i dhurojë për 4 vitet e ardhshme gjysmën e rrogës së këshilltarit të këshillit Bashkiak Pogradec, familjes Lloha që është në gjendje tepër të vështirë ekonomike.

Report Tv u interesua pranë pushtetit vendor mbi strehimin e kësaj familje dhe sipas koordinatorit të lagjes Idajet Gozhdari kanë filluar proçedurat që kësaj familje të mund ti lidhet bonusi i qerasë nga ana e Bashkisë.

1687011470_karrigemerrota.jpg