Tre prej këtyre 15 prokurorëve që do drejtojnë grupet e punës, janë nga Prokuroria e Gjirokastrës, ndërsa dy të tjerë nga Krimet e Rënda.
Po ashtu, për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve do të angazhohen tre prokurorë të tjerë, nga të cilët 2 janë nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe 1 nga Krimet e Rënda.
Sa i takon dokumentimit të procesit hetimor, gjatë mbledhjes së zhvilluar në Gjirokastër mes prokurorëve dhe policisë, ku të pranishëm ishin Adnan Xholi e Eugen Beci, prokurorë dhe policë; u vendos edhe për standardizimin e procesverbale dhe akteve procedurale të evidentimit të provave, të sekuestrimeve dhe asgjësimeve.
Beci për “A1 Report:Hetimet jo vetëm në terren, por edhe në institucione
Më herët, duke folur për “A1 Report”, kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci, tha se “Prokuroria ka qenë duke hetuar gjatë gjithë kohës lidhur me zhvillimet në Lazarat. Sipas Becit, hetimet nga Prokuroria janë shtrirë jo vetëm në terren, por edhe në institucione.
Kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci thotë se në takimin ishin të pranishëm dhe oficerët e policisë gjyqësore.
Paraditen e sotme, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i kërkoi kryeprokurorit Llalla që të dërgojë prokurorë në Lazarat për të mbledhur provat, pasi deri më tani janë kryer veprimet policore.
Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën. Rama:Angazhohu, ço prokurorë
Pas operacionit të Policisë së Shtetit, e cila në 5 ditë aksion antikanabis dhe “lufte” me grupet e armatosura kriminale mori nën administrim të plotë fshatin e Lazaratit, “topi” i kalon prokurorisë për të mbledhur provat dhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale të hetimit.
Në prononcimin e parë për mediat në ditën e 6 të aksionit antikanabis që vijon me kontrolle intensive në banesa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, nga Lazarati akuzoi kryeprokurorin Adriatik Llalla se nuk ka dërguar prokurorë në fshat për të mbledhur provat, pasi sipas tij veprimet policore janë kryer tashmë. Ai e përforcon këtë nevojë në kushtet kur policia po përballet jo vetëm me sasi të konsiderueshme kanabisi, por edhe me arsenale armatimesh të rënda, antitanqe, mitrolazo e granata në banesa e magazina të fshatit.
Menjëherë pas këtij apeli, kryeministri Rama lëshoi një thirrje të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, që të bëjë punën dhe të ketë angazhim në luftën kundër drogës. Ai kërkoi prezencë të prokurorëve për të sekuestruar të gjitha pasuritë dhe paratë e zeza, siç i quajti kryeminsitri Rama, në kurriz të shqiptarëve.
Rama: Thirrje e qartë për Llallën, ço prokurorë të shëndetshëm në Lazarat
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përfundimin e operacionit në Lazarat, për të dhënë edhe vlerësimin makimal për Policinë e Shtetit për suksesin e arritur ndaj krimit. Por në fjalën e tij kreu i ekzekutivit, u ndal edhe te sistemi i drejtësisë duke e konsideruar si “Lazarati i përhapur në gjithë vendin”. Rama bëri një apel publik në adresë të kryeprokurorit Adriatik Llalla që të bëjë punën e tij në Lazarat.
“Është dita për t’u marrë me Lazaratin e shtrirë në të 4 rrugët e vendit falë prokurorësh e gjyaktësish që s’kanë asgjë të përbashkët as me misionin as me aspiratën e shkruar mbi Kushtetutë… të një populli që s’e rrëzoi diktaturën për të rënë viktimë e sistemin të korruptuar të Shqipërisë. Thirrje e fortë dhe e qartë për Llallën që të angazhojë veten e tij dhe gjithë forcat e shëndetshme rreth tij për t’i shkuar deri në fund këtij operacioni, zbardhja dhe ndëshkimi për çdo provë të gjithë kësaj veprimtarie shumë-vjeçare kriminale deri në sekuestrimin e qindrakës së fundit të gjtihë pasurive dhe parave të zeza në kurriz të një Shqipërie të tërë nga këta kriminel që duhet të marrin atë që meritojnë”, tha Rama. "U shkatërrua hordhia e krimit e rritur në prehërin e politikës"
Rama: Mirënjohje trupave të policisë në operacionin më të rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook”, shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë trupat e policisë që u angazhuan në aksionin në Lazarat.
“Përgëzime dhe mirënjohje gjithë trupave të Policisë së Shtetit që u angazhuan në operacionin më të rënd&eml;sishëm, më të rrezikshëm dhe më masiv policor të kryer në tërë këto vite, nga uniformat blu.”- shkruan Rama.
Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën: Nuk sjell prokurorë për provat
Në komunikimin e parë me mediat në ditën e 6 të aksionit antikanabis, i veshur me antiplumb në krye të udhëheqjes së forcave të policisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi hodhi akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.
Kryepolici Didi tha se policia do të realizojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjesimin e të gjttha rrënjëve të kanabisit…por sipas tij, prokuroria duhet të tregohet e gatshme për t’i mbështetur në hetime dhe se çështja tashmë nuk i takon vetëm veprimeve policore, por edhe veprimeve procedurale që drejtohen nga Prokuroria.
“Prokuroria vazhdon me të njejtin ritëm…e gjithë policia është në këmbë në të gjithë këtë zonë të mbushur me aktivitet kriminal, që lidhen me krimin, me armë, me mitrolozë, me predha, bimë narkotike, bimë që janë që nga viti i kaluar në pako…kur vjen puna policia ka mbetur vetëm. Ecuria e operacionit lidhen shumë me veprime provcedurale të cilat i drejton Prokuroria. I bëj thirrje Prokurorisë të tregohet më e gatshme për të na mbështetur në hetime. Jemi të përkushtuar për ta mbyllur sa më shpejt këtë aksion. Unë kam komunikuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po s’kam mundur të komunikoj dot me Prokurorin e Përgjithshëm. Me një prokuror nuk kemi çfarë të bëjmë këtu. Ky operacion duhet të dalë me sukses duke u bërë të gjitha veprimet edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë, jo vetëm nga veprimet policore”, tha Didi nga Lazarati, të trasnmetuar Live në A1 REPORT përmes Skype.
Didi 'denoncon' Llallën: Nuk na sjell prokurorë për provat
Tahiri me banorët e Lazaratit: Veprimet e Prokurorisë, të vonuara
Ora 14:40 Minsitri i Pnëve të Brendshme Saimir Tahiri mes banorëvë të Lazaratit të cilët i takoi në qendrën e fshatit, tha se veprimet e prokurorisë për të administruar situatën tashmë që Policia ka marrë në administrim të gjithë territorin e kësaj komune, janë të vonuara. Ministri tha se angazhimi i prokurorisë nuk i përshtatet ritmit të Policisë. Minsitri mbërriti në Lazarat jo vetëm për të përgëzuar forcat speciale në këtë aksion të suksesshëm por mbi të gjitha për të takuar banorët dhe për të folur me ta mbi masat që do të merren për rilindjen e këtij fshati, ku deklaroi dhe ngritjen e një poste policie funksionale.
Tahiri me lazaratasit: Post policie funksionale,masa për Rilindjen tuaj