Pas apelit të Report TV, nesër nis asfaltimi i aksit Kavajë- Degëzim Bishti Zhurit

Pas apelit të Report TV, nesër nis asfaltimi i aksit Kavajë- Degëzim Bishti Zhurit

Pas apelit te Report Tv, Autoriteti Rrugor njoftoi se nesër do të nis asfaltimi, vendosja e bordurave, sinjalistika, ndriçimi në aksin Kavajë- Degëzim Bishti Zhurit, që ishte shndërruar në një burim aksidentesh. ARRSH ka bërë me dije se punimet do të zgjasin deri më 8 korrik, duke publikuar edhe një hartë se si do të devijohet trafiku.

"Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të sigurisë rrugore në aksin:
K/Dalje Kavajë- degëzim Bishti Zhurit (Rrogozhinë). Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte, datë 1 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren", njofton ARRSH. 


Lajmi kryesor:

5 aksidente me 4 viktima e 6 të plagosur në janar-shkurt, aksi Kavajë–Rrogozhinë kërcënim për shoferët! Pas apelit të Report Tv, ARRSH: Nesër nis asfaltimi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri