Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit. Report Tv sjell pamjet e furgonit të Policisë që do e transferojë në Tiranë
Ai u prangos nga blutë me urdhër të SPAK dhe masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, “arrest me burg”, për 3 akuza të rënda.
Çyrbja mësohet se për momentin është në Durrës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Po kryen veprimet proçeduriale, veprime të cilat po i kryejnë prokurorët e SPAK-ut.
Bëhet me dije se pas këtyre procedurave standarde, ish-ligjvënësi do të transferohet në Tiranë, në mjediset e Drejtorisë së Policisë, për të vijuar më tej me marrjen në pyetje, komunikimin e akuzave dhe daljen në Gjykatë për konfirmim mase.
Lajmi kryesor: